Kamioni përplas veturën në aksin Lushnje-Rrogozhinë

Shqipëria

Kamioni përplas veturën në aksin Lushnje-Rrogozhinë

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lushnje-Rrogozhinë, por fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Grabjanit mes një kamioni me peshë të rëndë dhe një veture në të cilën udhëtonte një familje. Si pasojë e aksidentit, vetura është dëmtuar ndërsa personat kanë shpëtuar pa lëndime.

Hetimet e para tregojnë se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e kamionit në rrugë.

Edhe pse drejtuesi i kamionit ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e mëtejshme, përcjell KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat