Ishte në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçari në Kapshticë

Shqipëria

Ishte në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçari në Kapshticë

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Këtë të enjte policia Kufitare dhe Migracionit në Korçë kanë vënë në pranga një 35-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.

Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasi P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.

Ndaj 35-vjeçarit Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat