Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, pas kallëzimit nga një shtetas për vjedhjen e portofolit të tij në qytetin e Bajram Currit, kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetasit F. N. (20) dhe F. M. (19), banues në Tropojë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dalë nga një lokal në qytetin e Bajram Currit, i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash shtetasit A. B. (48), banues në fshatin Dojan, raporton KosovaPress.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.