Goditet kontrabanda me mallra të ndaluara, arrestohen dy shtetas në Dibër

Shqipëria

Goditet kontrabanda me mallra të ndaluara, arrestohen dy shtetas në Dibër

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Bllatë, në Pikën e Kalimit kufitar Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Seat”, me drejtues A.D. (40), banues në Shkodër, dhe pasagjer A.H. (54), banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit u gjetën pajisje të ndryshme si kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa, butona, të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.D. e A.H., për veprën penale kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat