Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, djalin e xhaxhait të Ergys Agasit

Shqipëria

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, djalin e xhaxhait të Ergys Agasit

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 11:19
Ergys Agasi

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që i nënshtrohen akcizës, si dhe magazinim të mallrave që paguajnë akcizë. Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve nga SPAK për çështjen “Akshin”.

Sipas hetimeve, kur hetuesit e BKH-së shkuan në banesën e Agasit, zbuluan një kantinë vere. Sipas procedurës, ata njoftuan Drejtorinë e Doganave, pasi dyshohej se vera ishte kontrabandë. Doganat kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit nga mospagimi i akcizës.

Për shkak se ishte natë dhe transporti nuk mund të kryhej, malli u la në ruajtje në vilë.

Gjatë natës, Eno Agasi dyshohet se ka larguar verën, si dhe ka hequr serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganës shkuan për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, konstatuan se ai nuk ndodhej më në kantinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat