Reuters: Protestë e dhunshme e opozitës në Tiranë, pas vendimit të Prokurorisë për pezullimin e zv.kryeministres Balluku

Shqipëria

Reuters: Protestë e dhunshme e opozitës në Tiranë, pas vendimit të Prokurorisë për pezullimin e zv.kryeministres Balluku

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 22:56
Pamje nga protesta

Një mbështetës i opozitës u dogj nga një koktej Molotov gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur sot në Tiranë, Shqipëri, më 22 dhjetor 2025, raporton agjencia Reuters.

Sipas Reuters, protestuesit hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Protesta shpërtheu pas vendimit të prokurorisë për të ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e dyshuar për korrupsion.

Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar ndjeshëm javët e fundit, pas publikimit të akuzave ndaj zëvendëskryeministres, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave kundër qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat