Aksident i rëndë në fshatin Sovjan/ Një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Shqipëria

Aksident i rëndë në fshatin Sovjan/ Një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë - Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.

Mësohet se një mjet ka përplasur një person me biçikletë i cili dyshohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende rrethanat, policia në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat