Ambasada Britanike në Tiranë mesazh urimi për Krishtlindje dhe Vitin e Ri: Krenarë për partneritetin tonë!

Shqipëria

Ambasada Britanike në Tiranë mesazh urimi për Krishtlindje dhe Vitin e Ri: Krenarë për partneritetin tonë!

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Ambasada Britanike në Tiranë ka ndarë një mesazh për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, ku ka uruar shqiptarët për një sezon festiv dhe plot ngrohtësi.

Ndërsa janë shprehur krenarë për partneritetin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Ambasada Britanike shton se e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur dhe ne jemi të privilegjuar të jemi pjesë e këtij udhëtimi.

“Faleminderit që ishit pjesë e udhëtimit tonë këtë vit. Presim me padurim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitin 2026”, thuhet në urimin e Ambasadës.

Urimi i Ambasadës Britanike

Nga Ambasada Britanike në Tiranë, ju urojmë një sezon festiv plot ngrohtësi dhe një Vit të Ri plot begati. 🎄

Gjatë gjithë vitit 2025, kemi qenë krenarë që kemi mbështetur partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, nga mbështetja e rritjes deri te thellimi i lidhjeve. E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur dhe ne jemi të privilegjuar të jemi pjesë e këtij udhëtimi.

Faleminderit që ishit pjesë e udhëtimit tonë këtë vit. Presim me padurim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitin 2026. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat