“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

Shqipëria

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po vijon puna për Pediatrinë Infektive.

Kjo qendër do të ndërtohet nga e para, për një shërbim më cilësor për pacientët, së bashku me parkimin e ri multifunksional me 1 mijë e 400 vende.

Si edhe me shërbime të tjera, si salla konferencash apo hapësira trajnimi për mjekët.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, që po i tregonte kryeministrit strukturat, u shpreh se pritet që punimet të përfundojnë  “brenda shtatorit të vitit të ardhshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat