Kakavijë/ 40 mijë persona lëvizën në kufi gjatë kësaj jave

Shqipëria

Kakavijë/ 40 mijë persona lëvizën në kufi gjatë kësaj jave

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Rreth 40 mijë persona kanë lëvizur gjatë kësaj jave nëpërmjet doganës së Kakavijes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në sportelet e dokumentave në Kakavije, janë përpunuar:

10.508 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8.189 në hyrje dhe 2.319 në dalje, si dhe 3.219 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2.472 në hyrje dhe 747 në dalje.

Ndërkohë, shqetësim gjatë këtyre ditëve kanë qenë radhët e gjata të pritjes në sportelet në tokën greke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat