Zjarr i madh në Fllakë, shkrumbohen tre autobusë të parkuar, dyshimet e para për ngjarjen…

Shqipëria

Zjarr i madh në Fllakë, shkrumbohen tre autobusë të parkuar, dyshimet e para për ngjarjen…

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë sot në zonën e Fllakës në Durrës, duke shkrumbuar tre mjete të parkuara.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë dëmtuar tre mjete autobusë të vjetër që ishin parkuar në atë zonë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites dhe ka vetëm dëme materiale.

Burime policore bënë me dije se flakët nuk rrezikojnë të përhapen. Kurse mjetet e dëmtuar janë të papërdorshëm dhe ishin lënë aty nga pronarët e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat