Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e sotëm të podkastit të tij “Flasim” për hetimet e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit".
Ram u shpreh se për këtë çështje duhet pritur e vërteta nga drejtësia dhe jo nga ajo që ai e quajti “çorba politike dhe mediatike”.
“Duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, dhe sduhet pritur asgjë nga çorba politike dhe mediatike që të dalë deri në fund e vërteta e saj, cilado qoftë. Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar më vitin 2022. Këtë herë jo vetëm renditemi në grupin A, grupi me maturitet të lartë, por falë një rritje të ndjeshme krahasuar me raportin e 2022, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të në vendin e 14.
Kemi vënë teknologjinë e re ë shërbim të qytetarëve. Ky është një raport objektiv dhe profesional i cili vlerëson katër fusha që mbulojnë sistemet bazë qeveritar, por nuk justifikon asnjë shkelje ligjore që pretendohet se ka ndodhur në aktivitetet e AKSHI-t që mund të na e thotë vetëm procesi gjyqësor”, u shpreh Rama.