Protesta e fermerëve në Greqi/ Pritet të bllokohet për rreth 3 orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë, do të lejohen vetëm…

Shqipëria

Protesta e fermerëve në Greqi/ Pritet të bllokohet për rreth 3 orë aksi rrugor Kakavijë–Janinë, do të lejohen vetëm…

Më: 3 janar 2026 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar.

Kjo për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të nisë në orë 18:00 deri në orë 21:00 (me orën greke).

Raportohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat