E mori rrjedha teksa tentoi të kalonte lumin, humb jetën 66-vjeçari në Mat

Shqipëria

E mori rrjedha teksa tentoi të kalonte lumin, humb jetën 66-vjeçari në Mat

Më: 4 janar 2026 Në ora: 09:40
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat