U largua nga banesa 2 ditë më parë dhe nuk u kthye më, 42-vjeçari gjendet i pajetë

Shqipëria

U largua nga banesa 2 ditë më parë dhe nuk u kthye më, 42-vjeçari gjendet i pajetë

Më: 4 janar 2026 Në ora: 10:49
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kodër-Mëzez, ku një 42-vjeçar është gjetur i pajetë, dy ditë pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me iniciale B. P., i cili ishte larguar nga shtëpia më 2 janar, është gjetur pa shenja jete.

Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur në një pemë.

Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat