Era e fortë rrëzon pemët dhe bllokon rrugën e Llogarasë, dëmtohen edhe linjat elektrike

Shqipëria

Era e fortë rrëzon pemët dhe bllokon rrugën e Llogarasë, dëmtohen edhe linjat elektrike

Më: 5 janar 2026 Në ora: 08:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.

Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike.

Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat