Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekretin që sjell në jetë ligjin e ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Sipas këtij ligji, gjatë gjithë vitit 2026, i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet në procesin e rivlerësimit të pronave.
Ndryshe nga norma aktuale prej 15% që aplikohet gjatë shitjes së pronave, ligji i ri parashikon një tatim prej vetëm 5% mbi diferencën mes vlerës së regjistruar në kadastër dhe asaj reale të shitjes.
Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar në historikun e rivlerësimeve të pronave dhe vlen njësoj për individët dhe bizneset.
Qëllimi i këtij procesi është të rritet transparenca në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të harmonizohet vlera e tregut me të dhënat zyrtare të kadastrës.