Reshjet dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në Bulqizë, të moshuarit më të rrezikuarit

Shqipëria

Reshjet dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në Bulqizë, të moshuarit më të rrezikuarit

Më: 8 janar 2026 Në ora: 11:02
Bulqizë

Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun në qarkullim, veçanërisht për moshat e treta në Bulqizë.

Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e banorëve sfidojnë të ftohtin.

Kjo duke kaluar në mes të ujit që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër, ndërsa një pjesë e rrugës është shembur për shkak të lagështirës dhe ngricave.

Në videot e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Dëfrim Kraja, shihen të moshuarit duke ndihmuar njëri-tjetrin që të ngjisin shkallët pasi janë me ngrica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat