Edi Rama ndan foto nga puna në terren: Falënderim për ekipet në këto ditë me mot të keq

Shqipëria

Edi Rama ndan foto nga puna në terren: Falënderim për ekipet në këto ditë me mot të keq

Më: 11 janar 2026 Në ora: 08:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Vërshimet kanë kapluar vendin.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel foto në rrjetet sociale, ku shfaqet puna që po vijon në terren pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

Krahas pamjeve, Rama thekson vazhdimësinë e punës dhe angazhimin e institucioneve.

Në mesazhin e tij, kryeministri shpreh gjithashtu falënderime për të gjitha ekipet e angazhuara gjatë këtyre ditëve me mot të keq, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre në kushte të vështira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat