Situatë e rënduar në Seman/ Ministri Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Shqipëria

Situatë e rënduar në Seman/ Ministri Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Më: 11 janar 2026 Në ora: 09:56
Situatë e rënduar në Seman

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre në të dy anët e lumit Seman.

“Është një tjetër natë sprove dhe sakrifice për djemtë tanë në terren,” tha ai.

Evakuimi i banorëve nga fshatrat pranë lumit, në bashkitë Kuçovë dhe Dimal, ka vijuar gjatë gjithë natës si masë parandaluese për të garantuar sigurinë e tyre.

Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, duke punuar krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat