Moti në ditët në vijim/ Gjoni: Temperaturat e ulëta vazhdojnë në fillim të javës, ngricat mund të krijojnë probleme në zonat malore

Shqipëria

Moti në ditët në vijim/ Gjoni: Temperaturat e ulëta vazhdojnë në fillim të javës, ngricat mund të krijojnë probleme në zonat malore

Më: 12 janar 2026 Në ora: 09:32
Anira Gjoni

Anira Gjoni nga IGJEO njoftoi se gjatë kësaj jave, e hëna dhe e marta pritet të jenë ditë me temperatura të ulëta, ndërsa më pas parashikohet një rritje graduale e tyre.

"Ngricat mund të shkaktojnë problematika në akset rrugore të zonave malore, ndërkohë që reshjet do të ndërpriten për një periudhë" tha ajo.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes në lëvizje, veçanërisht në zonat malore.

Si dhe të ndjekin njoftimet e IGJEO për ndryshimet e motit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat