Mbledhja e zhvilluar këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Maliqit, e kërkuar nga këshilltarët opozitarë, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta. Fermerët e zonës u shprehën të pakënaqur dhe kërkuan dëmshpërblim për tokat e tyre të përmbytura.
Një fermer i Maliqit, i cili ka kredi dhe toka të përmbytura, u shpreh me zemërim: “Ju në zyra, e unë në tokë”. Ai kërkoi që fermerët të marrin dëmshpërblimet që u janë premtuar, duke ripërsëritur fjalinë e këshilltarit opozitar:
“Këshilltari opozitar në Maliq i bëri thirrje Ramës me fjalinë e tij në 2011 në Maliq – përsërite përsëri fjalinë dhe fermerët të marrin dëmshpërblimet”.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Maliqit u shpreh: “Unë aq sa ka dhënë TV di, kryeministri tha se do japë dëmshpërblime”. Megjithatë, fermerët mbeten të zhgënjyer nga përgjigjet dhe veprimet e këshilltarëve. Një prej tyre deklaroi: “Unë jam socialist 24 karatsh, me familjen time vritesh”, duke theksuar pakënaqësinë e tij me menaxhimin e situatës.