Salianji pas deklaratave të Nokës: Unë bëra burg se denoncova krimin

Shqipëria

Salianji pas deklaratave të Nokës: Unë bëra burg se denoncova krimin

Më: 14 janar 2026 Në ora: 23:20
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme, është sepse nuk krijon epërsi morale dhe  sepse bën akuza të pafaktuara.

Komentet Salianji hodhi poshtë akuzat kryedemokratit Sali Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për lidhje me botën e krimit.

Salianji tha gjithashtu se ai ka qenë ndër denoncuesit kryesorë të krimit të organizuar në PD dhe shtoi se ka bërë burg për arsye se ka denoncuar një grup kriminal.

“Një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme është sepse nuk krijon epërsi morale, e dyta sepse nuk duhet të thotë akuza të pafaktuara dhe e treta për t’ju kthyer edhe këtyre meqë e thatë Elbasanin… Kur shkova unë në Elbasan si drejtues politik nga kryetari i partisë dhe Kryesia.

Kur shkova drejtues politik isha luftëtari më i madh i krimit të organizuar. Por si ndryshova unë për këtë periudhë? Më ka çuar partia dhe kryetari i partisë ka ditur që kam pasur ndonjë lidhje që më ka çuar atje? Se këtu pastaj është problem i madh. Prandaj kur thuhen akuzat, sepse aty po bashkëjetohej… Partitë politike nuk janë shoqëri dhe i zgjedh.

Unë kam denoncuar grupet kriminale nga Shkodra në Korçë, në çdo cep. Si mund të marr unë mesazhe. Ça mesazhet mund të marr unë. Unë kam hyrë mes parcelave me kanabis, unë për këtë punë bëra burg, për denoncimin e një grupi kriminal”, tha mes të tjerash Salianji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat