VanHorn shpërndan mesazhin e Trump: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare

Shqipëria

VanHorn shpërndan mesazhin e Trump: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare

Më: 15 janar 2026 Në ora: 17:39
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë këtë të enjte në një aktivitet të organizuar për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn theksoi rëndësinë e sigurisë ekonomike, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

Ajo citoi edhe deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke nënvizuar se zgjedhjet teknologjike që bëjnë shtetet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin dhe sovranitetin e tyre.

“Sikurse ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare.

Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike, ku teknologjia e përzgjedhur ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve,” u shpreh VanHorn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat