9% raste pozitive me COVID 19 gjatë 2025-ës në Shqipëri

Shqipëria

9% raste pozitive me COVID 19 gjatë 2025-ës në Shqipëri

Më: 15 janar 2026 Në ora: 17:46
Foto ilustruese

Virusi i Covid 19 vijon të qarkullojë në Shqipëri, vite pas përfundimit të pandemisë që solli emergjencë shëndetësore në të gjithë botën dhe ndryshoi mënyrën e jetesës.

Kështu, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor informoi se gjatë vitit 2025 për periudhën janar-dhjetor, janë kryer 20,048 testime të shpejta (RT) për COVID-19, nga të cilat rreth 1,793 kanë rezultuar pozitive, që përbëjnë rreth 9% të totalit.

Testet e shpejta për Covid 19 vijojnë të mbeten një nga mjetet kryesore për identifikimin e hershëm të infeksionit me SARS-CoV-2.

Ndërsa në vend qarkullojnë virozat stinore, ka ende të prekur nga Covid 19.

Testimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, shkruan ATSh.

Testet e shpejta për Covid 19 dallohen për lehtësinë e përdorimit dhe përgjigjen e shpejtë, zakonisht brenda 15–20 minutash. Ato janë të përshtatshme për përdorim në kushte shtëpie, qendra shëndetësore apo institucione, duke ofruar një orientim të shpejtë mbi gjendjen shëndetësore të personit të testuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat