“Transferimi i 33 të burgosurve VIP”, Karamuço jep detajet pse u ndërmor kjo masë

Shqipëria

“Transferimi i 33 të burgosurve VIP”, Karamuço jep detajet pse u ndërmor kjo masë

Më: 15 janar 2026 Në ora: 22:08
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, është diskutuar lidhur me sigurinë në burgje pas ngjarjes së arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, i cili rezultonte i dënuar për ngjarje të rënda kriminale.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka dhënë argumente dhe arsye mbi masën e ndërmarrë për transferimin e 33 të burgosurve nga paraburgimi i Durrësit.

Për mua, sipas ligjit, këta duhet të trajtohen njësoj si në burgun e Peqinit dhe në Fier. Durrësi nuk është i sigurt. Sapo ndodhi një tjetër ngjarje, ndaj u ndërmor ky akt për t’i shpërndarë në burgje të tjera.

Kjo masë u mor sepse kishte shqetësim se mund të ndodhte diçka edhe brenda perimetrit të sigurisë. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja kryesore pse janë transferuar 33 të dënuarit në burgjet e Fierit dhe Peqinit”, -tha Karamuço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat