“Të shkarkoi ai!”, Vokshi pyet Ballën: Taulant a je viktimë e Ergys Agasit? Bashkohu me ne dhe denonco!

Shqipëria

“Të shkarkoi ai!”, Vokshi pyet Ballën: Taulant a je viktimë e Ergys Agasit? Bashkohu me ne dhe denonco!

Më: 20 janar 2026 Në ora: 12:47
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi nga Byroja e Kuvendit ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ajo tha se Balla duhet të ishte bërë bashkë me opozitën, që të denonconte Ergys Agasin, i cili sipas tij e kishte shkarkuar nga ministria e Brendshme.

“A jeni ju Taulant, viktimë e Ergys Agasit? A të ka shkarkuar ty Agasi dhe dy kolegë të ty të tjerë.

Duhej të ishte këtej nga krahu ynë Taulant, duhet të kishte denoncuar. Të kishe reflektuar, dh të mos të dilte emri te Sky apo Encrochat.”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat