Përmbytjet sollën mbetjet, nis pastrimi në bregdetin e Fierit

Shqipëria

Përmbytjet sollën mbetjet, nis pastrimi në bregdetin e Fierit

Më: 21 janar 2026 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Vala e dytë e përmbytjeve në Fier ka detyruar bashkinë të nisë një tjetër aksion për pastrimin e bregdetit.

Mbetjet plastike, inerte dhe lëndë drusore që sollën vërshimet e lumenjve Vjosë dhe Seman në grykëderdhjet respektive llogariten të jenë qindra tonë të cilat janë shpërndarë në të gjithë vijën bregdetare.

Aksioni i dytë ka nisur këtë javë në bregdetin e Darëzezës për të vazhduar në Seman duke pastruar të gjithë vijën bregdetare.

“Në fund të dhjetorit kemi përfunduar një aksion pastrimi. Mendoj se me këtë rast duhet bërë një sensibilizim i qytetarëve që të mos hedhin mbetje përgjatë lumenjve. Vjosa vjen nga Greqia dhe të gjitha zbarkojnë në Darzezë dhe në Seman”, tha Oldi Reseli, inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit, Bashkia Fier.

Mbetjet do depozitohen në landfilldin e inceneratorit të Fierit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat