E rëndë në Fier, burri bie aksidentalisht nga kati i 6-të, përfundon në tarracën e katit të 2-të

Shqipëria

E rëndë në Fier, burri bie aksidentalisht nga kati i 6-të, përfundon në tarracën e katit të 2-të

Më: 21 janar 2026 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier.

 Ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, raporton se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat