Kapet ‘skifteri’ i automjeteve në Korçë, grabiti 4 makina brenda një dite

Shqipëria

Kapet ‘skifteri’ i automjeteve në Korçë, grabiti 4 makina brenda një dite

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Katër automjete janë vjedhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.

Policia ka arrestuar autorin, L. Sh., 42 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat