Seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Të enjten tjetër do prezantoj mbrojtjen time, shihemi në prime

Shqipëria

Seanca në GJKKO/ Kryemadhi: Të enjten tjetër do prezantoj mbrojtjen time, shihemi në prime

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 15:47
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas seancës paraprake të zhvilluar në GJKKO për dosjen “Meta”.

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas seancës paraprake të zhvilluar në GJKKO për dosjen “Meta”.

Kryemadhi tha se të enjten tjetër ajo do të bëjë prezantimin e mbrojtjes së saj.

Seancë e cila do të mbahet më 12 shkurt, ora 12:00.

Në fund të pronncimit të saj, Kryemadhi nuk harroi të përmendte as prime-n e Big Brother, ku merr pjesë si opinioniste.

“Lista e provave është prej 40 e ca faqesh. Dhe në kohën e diktaturës, intervistat nuk quheshin prova. Kishte dhe një version tjetër, që kredia quhet pastrim parash. Të enjten tjetër i kërkova gjykatës të bëj prezantimin tim për mbrojtjen sa i përket çështjes. Shiu pushoi, dielli po del, shihemi të shtunën në prime”, tha Kryemadhi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat