Shqipëria dhe Belgjika aktivizojnë sistemin e përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëria

Shqipëria dhe Belgjika aktivizojnë sistemin e përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) bën të ditur se Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.

Ky sistem përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.

Përfitimet kryesore të këtij sistemi janë proceduarat më të shpejta, ulje e barrës administrative, koordinim më i mirë institucional, transparencë më e lartë dhe procese të standardizuara, raporton MIA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat