Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë. Një makinë ka marrë flakë gjatë incidenteve.
Si pasojë e përplasjes, dy punonjës të policisë janë dërguar në spital te Trauma ku raportohet për lëndime.
Pjesa më e madhe e protestuesve është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë.
Sipas raportimeve, disa deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar turmës.