Gazetari Ermal Peçi i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, të moderuar nga Luan Rama, teksa temë e bisedës ishin sfidat dhe problematikat e reformës në drejtësi, u shpreh se pushteti nuk ka frikë nga opozita, por veç nga përgjegjësia, dhe përgjegjësia është propaganda.
“Para përgjegjësisë vetëm SPAK-u e çuar Partinë Socialiste. Ne shikojmë tani që në 2013-ën kur erdhi qeveria e Ramës, ata hynë në spital dhe denonconin mjekun për korrupsion para kamerave.
Dhe këtu ngriti një aureolë të shoqërisë që e shikonte mjekun si problemin kryesor, por këtu kemi mjekun vetëm si ingranazh, pasi problemet e sistemit të Shëndetësisë ishin tek PPP-të dhe tenderat, jo tek mjeku.
Por për ta devijuar vëmendjen nga problemi real, Rama dhe kjo mazhorancë krijonte një target grup vetëm për të deligjitimuar një njeri që vetëm bënte 20 vite shkollë.
Ky ishte mekanizmi i parë. Vimë tani tek problemi kryesor. Çfarë po ndodh? Problemi janë pagat, e dyta të mos ia prekë njeri atij telefonin dhe e treta është “republikë prokurorësh”.
Pse do duhet një kryeministër që ka më shumë informacione rreth vetes në Shqipëri të përdorë këtë retorikë? Sepse Rama e di shumë mirë që z. Berisha e ka aleat në bashkëpunim dhe se SPAK-u ka hyrë në zemër të qeverisë sot me tenderat e AKSHI-t dhe të zëvendëskryeministres.
Dhe me këtë retorikë z. Rama do të fitojë kohë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Ermal Peçi.