Banorët të pakënaqur nga takimi në Bashki, përfaqësuesja: Të anulohen veprimet e IKMT!

Shqipëria

Banorët të pakënaqur nga takimi në Bashki, përfaqësuesja: Të anulohen veprimet e IKMT!

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 13:58
Entela Koja

Banorët që preken nga projekti TID në Durrës kanë mbetur të pakënaqur nga takimi i zhvilluar sot, 14 shkurt, në bashki, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesja e banorëve, arkitektja Entela Koja, tha në një prononcim për mediat se nga ana e bashkisë, kanë qenë të prerë për të mos u tërhequr nga projekti, duke u kërkuar banorëve të pranojnë opsionet e çmimeve dhe strehimit.

Më tej, ajo theksoi se banorët janë të shqetësuar pasi nuk po iu lejohet rishikimi i projektit. Vetëm në dy raste, siç shtoi ajo, dëshmuan se projekti nuk ishte studiuar si duhet dhe se janë bërë gabim.

“Në fillim të mbledhjes na u tha e qartë që ju nuk keni alternativë vetëm se të pranoni se projekti do të bëhet. Ne u thamë se nuk jemi kundër projektit përderisa kemi konstatuar gabime, a nuk jeni për rishikim të projektit?

Na u tha se nuk ka rishikim, jemi këtu për t’ju dhënë opsione çmimesh strehimesh dhe objektesh ku mund t’iu strehojmë. Të treja ju mbajtën deri në fund. Gjatë bisedës të gjithë ishin të acaruar nga fakti se ishim duke folur në mënyrë të prerë, kur filluam t’i dëshmojmë objekte që kanë vlerë historike, na thanë se do t’i rishikojmë.

Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në çdo objekt që do të preket. Po s’u anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot s’ka vlerë. 35 janë në dorë të parë, ato të tjerët janë 100.”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat