Rrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet për 30 minuta aksi rrugor

Shqipëria

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet për 30 minuta aksi rrugor

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është regjistruar një rënie dherash dhe gurësh në aksin rrugor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ngjarja ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen në zonë, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.

Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta.

Ndërsa, më pas u ndërhy për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat