Aksident i rëndë në Pogradec, këmbësori dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident i rëndë në Pogradec, këmbësori dërgohet me urgjencë në spital

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec.

Sipas njoftimeve paraprake dyshohet se një mjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec.

Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit dhe se nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat