Balliu takim me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit garanton ecjen përpara të Shqipërisë drejt BE-së

Shqipëria

Balliu takim me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit garanton ecjen përpara të Shqipërisë drejt BE-së

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 11:14
Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në qeverinë gjermane

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në qeverinë gjermane.

Balliu shkruan se, gjatë bisedës është diskutuar për luftën reale ndaj korrupsionit që mund të integrojë Shqipërinë në BE.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Kënaqësi të takoja në Mynih, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Gjermani.

Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Gjatë takimit pata mundësinë ta falënderoj Ministrin e Shtetit për Europën për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbështetja e miqve dhe aleatëve tanë europianë është thelbësore, por mbi të gjitha mbetet detyra jonë të ndërtojmë institucione të forta, të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat