Bllokohet aksi Maliq–Lozhan, rrëshqitja masive e dheut shemb murin anësor të rrugës

Shqipëria

Bllokohet aksi Maliq–Lozhan, rrëshqitja masive e dheut shemb murin anësor të rrugës

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 16:02
Foto nga vendngjarja

Një shembje e murit pritës ka ndodhur në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pranë urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të.

Kjo ka shkaktuar pengesa për qarkullimin normal të automjeteve.

Sipas burimeve zyrtare, rrëshqitja e një masivi dheu ka dëmtuar murin pritës, dhe aktualisht lëvizja po kryhet me një korsi të vetme.

Autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur për të shmangur aksidentet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat