“I them oficeres që paraqitej si psikologe te adoleshentët”- Berisha: Do të të gjejmë cila je!

Shqipëria

“I them oficeres që paraqitej si psikologe te adoleshentët”- Berisha: Do të të gjejmë cila je!

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 18:54
Sali Berisha

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot fjalimin e radhës nga foltorja e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.

Berisha përshëndeti të rinjtë, adoleshentët, gjimnazistët dhe studentët që sipas tij “u bënë fytyra dhe energjia e tmerrit për narkoregjimin më 10 shkurt”. Ai e quajti pjesëmarrjen e tyre një mundësi të madhe për të nisur angazhimin politik në mbrojtje të vendit dhe të demokracisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha dënoi me forcë dhunën e ushtruar në komisariatet e policisë ndaj adoleshentëve dhe reagimin e deputetëve socialistë në Parlament për mbrojtjen e tyre. Ai i bëri thirrje forcave të rendit të qëndrojnë në detyrë, pa u ndikuar nga “banditët në drejtim”, duke theksuar se udhëzimet e kriminelëve nuk duhet të ndiqen nga askush.

Berisha: Jemi mbledhur këtu në emër të idealeve të lirisë, të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. Sonte, nga kjo platformë, përshëndes me përzemërsinë më të madhe të rinjtë, adoleshentët, gjimnazistët dhe studentët që ishin forca, fytyra dhe energjia, dhe u bënë tmerri i narkoregjimit më 10 shkurt.

Duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme, them se është një shans i madh në jetën tuaj ta nisni angazhimin politik në mbrojtje të vendit tuaj. Është një mundësi e jashtëzakonshme të mbroni këtë vend nga e keqja e tmerrshme që i ka rënë mbi supe – një mision për të cilin do të ndiheni krenarë gjithmonë. U angazhuat në një moshë kaq të re për të përmbysur atë që e quaj narkodiktaturë.

Dënoj me forcë dhunën që është ushtruar në komisariatet e policisë ndaj adoleshentëve, si dhe histerinë në Parlament të deputetëve socialistë në mbrojtje të tyre. Nuk do të tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti.

I them oficeres që paraqitej si psikologe para adoleshentëve: do të të gjejmë se kush je. Para se të kryeje atë veprim, duke u paraqitur me uniformë mashtrimi, duhet të kujtoje se je motër, nënë, bashkëshorte. Nuk mund ta bëje kurrë atë para adoleshentëve dhe të rinjve shqiptarë.

U bëj thirrje forcave të rendit të qëndrojnë në detyrë, jashtë çdo ndikimi nga banditët që janë në drejtim. Ju jeni njerëz, bij e bija, familjarë, bashkëshortë e prindër. Nuk keni asgjë të përbashkët me një organizatë kriminale apo me kriminelë si Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga. Ata e kanë vendin në burg për dekada. Urdhrat e tyre askush nuk duhet t’i zbatojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat