Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës, zëvendëson Erion Ismailin, i cili u pezullua pas hetimeve të SPAK për AKSHI-n

Shqipëria

Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës, zëvendëson Erion Ismailin, i cili u pezullua pas hetimeve të SPAK për AKSHI-n

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Besmir Dervishi komandohet nën drejtor i Policisë së Tiranës.

Më herët këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili.

Ai u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dervishi më herët ka mbajtur disa detyra në Policinë e Shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat