“Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë”- Meta uron nga qelia

Shqipëria

“Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë”- Meta uron nga qelia

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 09:16
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh  mirënjohje për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që siç thotë ai, me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Më tej Ilir Meta thotë se “Pavarësia e Kosovës, dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon”.

Ai thekson se Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj.

Urimi i Ilir Metës

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! 🇽🇰❤️🇦🇱

Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.

Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë.

Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon.

Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj.

Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat