Sipas një njoftimi zyrtar nga Kapitenaria e Portit, nisja e tragetit drejt Italisë është shtyrë për ditën e mërkurë.
Për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR”, e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë.
Shtyrja është bërë për ditën e mërkurë në orën 12:00.
Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.