Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të Ramazanit

Shqipëria

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të Ramazanit

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 19:06
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shprehur dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si një kohë solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

“Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit.

Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!”, ka shkruar Presidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat