Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

Shqipëria

Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 19:19
Shkëlzen Berisha është shfaqur në shoqërinë e deputetit të PD, ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja

Ka nisur protesta e kësaj të premteje e Partisë Demokratike e lajmëruar në 20 Shkurt.

Në dy protestat e fundit të PD, Shkëlzen Berisha është shfaqur në shoqërinë e deputetit të PD, ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Kujtojmë se Ndoja gjatë kohës që ushtronte detyrën iu bë një atentat nga bota e krimit.

Në protestat e kaluara është parë që ka pasur hedhje të molotovëve nga protestuesit, polica të plagosur dhe protestues të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat