Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur shqipen

Shqipëria

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur shqipen

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 09:48
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka përcjellë mesazhin se gjuha shqipe duhet ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi.

“Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare!

Faleminderit për këtë video-mesazh nxënësve e mësuesve të shkollës 9-vjeçare ‘Selim Alliu’ në Peshkopi, që është edhe shkolla fituese aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe!”, shkroi presidenti shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat