Aksident në Korçë/ “Benz”-i përplas këmbësoren te vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital

Shqipëria

Aksident në Korçë/ “Benz”-i përplas këmbësoren te vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se një automjet tip “Benz” përplasi një këmbësore, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kalua në vijat e bardha në momentin që është përplasur nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punonin për dokumentimin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat