U kap me k*kainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 28-vjeçari

Shqipëria

U kap me k*kainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 28-vjeçari

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 19:40
Ilustrim

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në pikën kufitare të Morinës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, kokainë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat