Berisha: PD dënon agresionin e regjimit të Teheranit ndaj vendeve mike të Gjirit Persik

Shqipëria

Berisha: PD dënon agresionin e regjimit të Teheranit ndaj vendeve mike të Gjirit Persik

Më: 1 mars 2026 Në ora: 15:30
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Në reagimin e tij Berisha ka dënuar me forcë agresionin e regjimit autokratik të Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik.

Sipas tij regjimi i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin endaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit.

Partia Demokratike shprehu solidaritetin e saj ndaj këtyre vendeve dhe e cilësoi sulmin e regjimit të Ajetullahëve si një akt të mirëfilltë agresioni kundër tyre.

“Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe dënon me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajetullahëve kundër tyre si një akt të mirëfilltë agresioni ndaj tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat