Dyshime për eksploziv/ Çanta e dyshimtë alarmon policinë në Tiranë, rrethohet zona pranë Galerisë

Shqipëria

Dyshime për eksploziv/ Çanta e dyshimtë alarmon policinë në Tiranë, rrethohet zona pranë Galerisë

Më: 2 mars 2026 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë e Tiranës mbrëmjen e të hënës.

Objekti u konstatuar pranë qendrës Galeria, në rrugën e Dibrës, midis Bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka thirrur njësinë anti-eksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar qytetarët.

Pritet të bëhet një shpërthim i kontrolluar i saj ndërsa pas përfundimit të verifikimeve, do të përcaktohet nëse çanta paraqiste rrezikshmëri për qytetarët ose jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat